E martë, 15 Korrik, 2025

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

35 administrator të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.

Mësohet se një ditë më parë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e kryeministrit Rama për shkakrimin e të gjithë admnistratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.

Në Bashkinë Dibër janë 15 administrator që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 adminstrator, në Mat 8 adminstrator dhe në Klos 4 administrator.

Po ashtu, këtë të Martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.

Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e 1 zv/kryetari, po aq edhe në Klos. Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr katër zv/kryetar respektivisht nga dy për secilën bashki.

Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor.

Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit