Policia ka arrestuar Petrit Çakrin, i njohur edhe me mbiemrin Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët në rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në zonën e Dibrës.
Çakri dyshohet se ka bashkëpunuar me tre vëllezërit Bushgjokaj, Fatjonin, Kristin dhe Aleksandrin, të cilët janë identifikuar si organizatorët e krimit.
Aktualisht, një prej tyre ndodhet në pranga, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.
Hetimet paraprake zbuluan se viktima u mbyt dhe më pas u hodh në ujërat e liqenit të Ulzës.
Trupi i të riut mbeti pranë sektorit “C”, pa përfunduar në ujë, ndërkohë që automjeti ku ndodhej u fundos dhe më vonë u gjet në liqen.
Renis Dobra rezulton të ketë qenë më parë i dënuar në Gjermani për shpërndarje droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.