Edon Zhegrova mund të largohet nga Lille, me këtë gjë që nuk është më sekret te klubi francez.
Gjithsesi, sipas asaj që shkruajnë mediat, për sulmuesin dardan nuk ka mbërritur ende ndonjë ofertë.
Pavarësisht se interesimi nuk mungon, te Lille mungon një propozim zyrtar.
Trajneri Bruno Genesio, foli për këtë temë disa javë më parë në një konferencë për shtyp. “Lidhur me situatën e tij kontraktuale, besoj se atij i ka mbetur vetëm një vit deri në fund të sezonit, kështu që padyshim, në këto raste, shpesh ka dy zgjidhje: një zgjatje kontrate ose largim”.