E enjte, 17 Korrik, 2025

Parashikimi i motit 17 korrik 2025

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit, do të ketë reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje, parashikohen reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 2-3 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit