E premte, 18 Korrik, 2025

Dafina Zeqiri bëhet nënë, poston foton e parë dhe emrin e veçantë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan, një emër me origjinë sanskrite që do të thotë “dhuratë e Zotit”, “bekim”.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë Dafina në profilin e saj në Instagram, duke publikuar një foto të këmbëve të vogla të vogëlushit, duke i uruar atij mirëseardhjen në jetën e saj dhe të partnerit.

Gjatë muajve të fundit, këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për shtatzëninë e saj.

Gjatë pritjes së ëmbël, Dafina ka befasuar publikun me paraqitjet skenike me energji, duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në javët e fundit të pritjes së ëmbël.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit