E martë, 22 Korrik, 2025

U nis për të shuar flakët në Lurë, punonjësi i Zonave të Mbrojtura humb kontrollon e mjetit! Vdes rrugës për te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj.

Fillimisht ai është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka vdekur rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë”, njoftoi Policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit