Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar.
Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit.
Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin i mituri dhe gjyshi i tij, të cilët u intubuan.
Pas mesnate gjyshi rreth 64 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Në ndihmë të të plagosurve shkuan disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.