E premte, 25 Korrik, 2025

Dibër/ Burri humb kontrollin e mjetit teksa e kthente në oborr dhe aksidenton për vdekje gruan

Një grua ka humbur jetën këtë të mërkurë pasi u aksidentua nga bashkëshorti i saj, i cili humbi kontrollin e automjetit teksa po e kthente në oborrin e banesës.

Policia sqaron se “rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç.”

Arta Çera ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter së bashku me burrin e saj, Hajri Çerën, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit