E shtunë, 26 Korrik, 2025

Vajza nga Fieri mbyt babain me tel dhe përpiqet të fshehë krimin

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka vrarë babain e saj duke e mbytur me tel, dhe më pas ka njoftuar policinë sikur vdekja ishte natyrale.

Sipas të dhënave paraprake, Emalinda Rama, kallëzoi në polici mbrëmë rreth orës 23:00 se babai i saj Anesti Rama 56-vjeç, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tyre në fshatin Frashër.

Pas hetimeve ka rezultuar se i ndjeri nuk ka humbur jetën aksidentalisht, por është mbytur me tel. Autore e ngjarjes është vetë vajza e 58-vjeçarit, e cila denoncoi rastin në Polici.

Emalinda e mbyti babain e saj, më pas me ndihmën e nënës së saj Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, vajza ka njoftuar Policinë.

Kjo e fundit është arrestuar nga policia për krimin e rëndë, ndërsa mamaja e saj, është shoqëruar nga Policia e Fierit dhe po merret në pyetje për të përcaktuar rolin e saj në ngjarje.

Hetimet janë në vijim, dhe pritet të zbardhen dhe motivet e plota të këtij krimi të rëndë në familje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit