Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në zonën e Shkopetit. Masive gurësh kanë rrëshqitur duke bllokuar rrugën pranë tunelit të Shkopetit.
Masive të mëdha gurësh kanë rënë edhe në objektet e kompanisë HEC, madje dhe në vendin ku qëndron roja e objektit, fatmirësisht pa pasoja.
Menjëherë, punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës Skuraj-Burrel, në orët e para të mëngjesit, janë në vendngjarje për të larguar masivet e gurëve. Pritet të mbërrijë pajisjet e nevojshme për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor.
Gjithashtu, disa pemë janë shkulur nga rrënjët pranë rrugës për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës në zonën e Shkopetit, afër tunelit.