Policia Rrugore në Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së qytetit, ka evidentuar dy raste të parkimeve të parregullta që kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Gjatë kontrolleve në terren, efektivët konstatuan se dy automjete të parkuara në mënyrë të gabuar po shkaktonin vështirësi në lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Gjatë ndërhyrjes për të zgjidhur situatën, drejtuesit e mjeteve, shtetasit A. H., 41 vjeç, banues në Pobreg, dhe Q. I., 47 vjeç, rezident në Londër, nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të policisë për të paraqitur dokumentacionin përkatës.
Si pasojë e këtij qëndrimi, ndaj tyre ka nisur procedim penal për veprat “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.