E premte, 1 Gusht, 2025

“Dua të martohem me ty’/ Partnerja i propozon Bleros, ja reagimi i tij

Këngëtari i njohur Blero ka bërë publike lidhjen e tij të re, duke ndarë me ndjekësit një copëz intime nga jeta personale.

Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, ai ka publikuar një pjesë nga biseda me partneren e tij, ku dashuria dhe ndjenjat mes tyre janë më se të dukshme.

E dashura e tij shfaqet e sinqertë dhe e dashuruar, teksa i shkruan:

“Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa m’vet hiq”, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që qesh me lot.

Ky moment i ëmbël duket se konfirmon jo vetëm lidhjen e tyre, por edhe afrimitetin dhe ndjenjat e forta që i bashkojnë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit