E premte, 1 Gusht, 2025

Policia/ Njëri tentoi të përdhunonte 35-vjeçaren, tjetri kryente plaçkitje në bashkëpunim, vihen në pranga 2 persona në Lushnjë

Dy persona të kërkuar për tentativë përdhunimi dhe vjedhje janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Lushnjës.

Njëri prej tyre, 40-vjeçari R.Cerria, akuzohet për tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 35-vjeçareje.

Ndërsa 34-vjeçari O.Duka është ndaluar për vjedhjen e disa motomjeteve elektrike në një biznes në fshatin Savër.

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:

-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;

-O. D., 34 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin E. P. (të arrestuar më datë 28.06.2025), kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit