E hënë, 4 Gusht, 2025

Detaje nga ngjarja e rëndë/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, i biri 26-vjeçar e goditi 7 herë me th*ke!

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Maqellarës. Nexhmija Sula u plagos pasditen e sotme nga djali i saj, 26-vjeçari Ikler Sula.

Sipas asaj që raportoi policia, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta në familje, por ende nuk është e qartë se për çfarë lloj mosmarrëveshje bëhet fjalë.

Sipas asaj që raportohet në media, i riu e ka goditur nënën e tij.

7 herë me thikë, e cila tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Pak më parë u raportua se Ikler Sula prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë mendore pasi kishte shfaqur shenja stresi si dhe ishte i mbyllur në vetvete.

Sakaq, autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit