Një ngjarje tragjike është shënuar në Pogradec.
Një 47-vjeçar është goditur nga rrufeja dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velçan, teksa po ruante bagëtitë.
Po ashtu mësohet se si pasojë e rrufesë kanë ngordhur edhe rreth 20 bagëti të imta.