E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Bulqizë/ Aksident në minierë, humb jetën minatori

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në një nga minierat private në Zonën D.

Shtetasi Fari Veliu me detyrë armator, teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë ka humbur jetën për shkak të shembjes masive të mineralit.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 06.08.2025, rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi Fari Veliu., rreth 60 vjeç, me detyrë ndihmës armator“.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit