E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Dibër/ Plagosi nënën disa herë me thikë, Gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

Dibër – Gykata e Dibrës vendosi sot caktimin e masës së sigurisë ‘Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik’ për 26 vjeçarin i cili plagosi me thikë, nënën e tij, Nexhmie Sula, 50 vjeçe.

Ngjarja u regjistrua më 2 gusht në Maqellarë të Dibrës, pas një konflikti në familje.

Nga hetimet paraprake mësohet se Itles Sula pas një periudhe të gjatë në emigracion, vuante nga stresi dhe gjendja depresive – mendohet si një nga shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Ai kishte mbaruar arsimin e lartë. Kurse nëna e tij ishte drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare të Pocestit në Dibër.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S”, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ parashikuar nga neni 88/2 të Kodit Penal.

Gjykata në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr.62, datë 05.08.2025:

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën i personit nën hetim H. S. (i biri i B. dhe N., i datëlindjes xx.10.1999), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239, i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H.S., dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.

5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit