Një minator në Bulqizë ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë mesditën e sotme.
Mësohet se viktima është F. V rreth 60 vjeç. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, 60-vjeçarin e zuri poshtë masivi i kromit që u shemb gjatë punës në galeri.
Trupi i pajetë i të ndjerit është nxjerrë dhe është dërguar në morg, pasi aksidenti tragjik nuk ka ndodhur në thellësi të madhe nëntokë.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident me vdekje në punë.