Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës ku 5 të rinj abuzuan seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.
Policia e Kukësit njofton se ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim një 17-vjeçar. Të arrestuarit janë shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.