Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës, deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Në zonat
luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.