Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Nënmavriq të Shkodrës.
Nga këqyrja e trupit të pajetë të tij, policia nuk ka gjetur shenja dhune. Prandaj paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët.
Për këtë arsye, është ngritur një grup hetimor që po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.