E shtunë, 9 Gusht, 2025

U zhyt nga shkëmbi në det, lëndohet turisti 12-vjeçar në Gjirin e Gramës

Një 12 vjeçar me shtetësi të huaj është lënduar në ‘Gjirin e Gramës”, pranë Karaburunit, teksa u zhyt nga lartësia e një shkëmbi në det.

I mituri ka pësuar dëmtime në kokë, ndaj është kërkuar ndihmë mjekësore e menjëhershme.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore. 12 vjeçari u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit