Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo.
Në qeli janë lënë edhe babai i autorit të dyshuar, Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri.
Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep. ndërsa babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.
Sakaq, gjykata la në arrest shtëpie mikun e babait të autorit të dyshuar, ndërsa 4 të mitur të tjerë të lidhur me rastin janë lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Pasi gjykata e Korçës la në arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, avokati i tij Ledian Spaho ka folur për mediat.
Ai u shpreh se autori ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.
Burime të tjera nga salla e gjyqit zbulojnë se autori ka qenë i përlotur në para togave të zeza duke thënë: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”.
Po ashtu edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes.