E hënë, 18 Gusht, 2025

“Nuk jemi më bashkë me Selvijen”, këngëtari Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pas një incidenti që ndodhi në një dasmë, ku mes tjerash pati edhe reagime të shumta.

E një i tillë u bë edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Selvije Jao, me të cilën ka një djalë.

Artisti nga Maqedonia me këtë rast për herë të parë ka pranuar se nuk janë më bashkë.

Ai theksoi se nuk i interesojnë shumë shkrimet që bën dhe se nuk dëshiroi të fliste rreth kësaj pjese.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë po nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të çunit, djalit Roelit. Nuk më intereson shkrimi i saj sepse nuk kam çka e zgjas”, u shpreh ai

Tani secili po vazhdon me angazhimet e tyre, pavarësisht se ka pasur shumë thumba në rrjete sociale midis tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit