E enjte, 21 Gusht, 2025

Dhunoi brutalisht ish-partneren shqiptare duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup, lihet në burg 33-vjeçari

Është vendosur masa e paraburgimit për 33-vjeçarin që sulmoi ish-partneren e tij me origjinë shqiptare në ishullin e Chios në Greqi, e cila aktualisht ndodhet e shtruar në spital me dëmtime të rënda në kokë.

Pas dëshmisë së tij para gjykatësit hetues dhe me pëlqimin e prokurorit të Chios, u mor vendimi për ta dërguar në paraburgim. I dyshuari akuzohet për tentativa të rënda, mes të cilave përpjekje për përdhunim dhe tentativë vrasjeje.

Rasti ka tronditur komunitetin lokal, pasi e reja shqiptare nga fshati Pyrgi, u gjet e mbuluar me gjak, pas goditjeve në kokë me dorezën e një arme.

Fatmirësisht, thirrjet e saj u dëgjuan nga një kalimtar, i cili njoftoi menjëherë shërbimin emergjent, duke bërë të mundur transportimin e saj të shpejtë në Spitalin e Chios.

Mjekët konstatuan se viktima kishte lëndim të rëndë kranioencefalik, frakturë të hundës dhe frakturë të orbitës së syrit.

Policia arrestoi autorin dhe gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën fishekë arme ajrore, një grusht hekuri, ndërsa u sekuestruan gjithashtu një paketim arme ajrore, një pushkë dyfekëshe dhe një karabinë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit