E hënë, 25 Gusht, 2025

Aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur/ Viktima janë dy vajza

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. Si pasojë mbetën dy të vdekur dhe një i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë…

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit