E hënë, 25 Gusht, 2025

Aksident tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, vdesin 2 motrat, njëra studionte Mjekësi! Një 24-vjeçare në gjendje të rëndë

SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë – Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur. Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe. Kjo e fundit mësohet se studion për mjekësi.

Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, fillimit u dërgua në spitalin e Srandës, por tashmë është te Trauma në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia, përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

‘Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve’, njoftoi sot policia.

Gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, 2 prej të cilave në qarkun e Fierit. Në total humbën jetën 3 persona, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Në Fier, një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën. Po në këtë qark, një 35-vjecar u përplas nga një Land Rover teksa kalonte rrugën. Kreshnik Tomani ndodhet në gjendje të rëndë të Trauma.

Në Lushnjë, u plagosën babë e bijë që udhëtonin me motor pas përplasjes me

Artikuj te ngjashem

Me te fundit