E martë, 26 Gusht, 2025

Asllani i jep lamtumirën Interit me fjalë prekëse: Zikaltërit do të jenë gjithmonë në zemrën time

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani i ka dhënë lamtumirën Interit përmes një postimi në rrjetet sociale. 23-vjeçari shkruan se ka qenë nder të mbante veshur fanellën zikaltër dhe se do i mbajë në zemër të gjitha momentet në Milano.

Asllani u prezantua dje te Torino ku do të vazhdojë karrierën e tij, krah futbollistit tjetër të Kombëtares, Ardian Ismajli.

SHKRIMI I PLOTË

Të dashur tifozë të Interit
Ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura.
Të veshësh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr për të cilën kam bërë tifo që kur isha fëmijë, kur i bëja tifo këtyre ngjyrave me sy plot admirim.
Sa herë që hyja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.
Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.
Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë.
Po largohem nga Milani, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete.
Me dashuri,
Kristjan

Artikuj te ngjashem

Me te fundit