E martë, 26 Gusht, 2025

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, ja çfarë mesazhi i dërgon

Një nga marrëdhëniet më të përfolura gjatë edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka qenë ajo mes Loredanës dhe Jozit.

Dinamika e tyre brenda shtëpisë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media, por si qëndron situata mes tyre pas përfundimit të spektaklit?

Në një intervistë për ‘Revista Who’, e pyetur për këtë raport, Loredana është shprehur prerazi se nuk ka më interes t’i rikthehet asaj historie, duke e konsideruar të mbyllur.

‘Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi. Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat’- u shpreh ajo.

Kujtojmë se kohë më parë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, Jozi ka folur për Loredanën.

‘Asgjë, ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë’– ishte deklarata e Jozit, që më pas u ironizua nga vetë Lori.

Po në atë intervistë, Jozi pranoi se është në një lidhje dashurie.

“Po, jam. Vërtet, prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit, nuk ka lidhje. Është shqiptare,” tha ai, duke sugjeruar se partnerja e tij është jashtë vëmendjes mediatike. Ende dhe sot nuk kemi parë asnjë foto me partneren e tij të re.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit