E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Merr flakë gjatë natës pallati në Dibër, evakuohen banorët

Një zjarr i madh përfshiu një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, duke shkrumbuar të gjithë çatinë e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Raportohet se flakët kanë nisur nga kati i tretë i pallatit dhe janë përhapur më pas me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, çatia është dëmtuar e gjitha.

Fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse bënë të mundur edhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit.

Dëmet nga zjarri janë vetëm në materiale. Po punohet për të zbardhur më tej shkaqet e këtij zjarri.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit