E enjte, 28 Gusht, 2025

Lionel Messi është ‘magjik’, shënon dy gola dhe përmbys Orlandon! Inter Miami në finalen e Kupës së Ligës

Inter Miami i është falur kapitenit Lionel Messi dhe ka marrë një biletë për në finalen e Kupës së Ligës ku i pret Seattle Sounders.

Fort Lauderdale, Florida (SHBA) – Inter Miami fitoi 3-1me përmbysje kundër Orlando City falë një paraqitje ‘magjike’ të Lionel Messit.

‘Pleshti’ u rikthye në fushë duke shënuar dopietë, teksa Inter Miami merr biletën për në finalen e Kupës së Ligës, ku i pret Seattle Sounders më 1 shtator.

Përballja nisi më mirë për Orlandon dhe ata ia dolën të shënonin në minutat shtesë të pjesës së parë. Luis Muriel pasoi për Marco Pasalic, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë.

Në fraksionin e dytë Inter Miami ishtë më kërkues dhe loja do merrte tjetër rrjedhë në të 77-n minutë, aty ku Lionel Messi barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Sërish Messi dy minuta nga fundi shënoi golin e përmbysjes, ndërsa në shtesë Segovia “vulosi” shifrat për 3-1.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit