Këngëtari i njohur Kelly ka treguar së fundmi për fansat e tij se po përballet me një sfidë të vështirë shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shpjeguar se për shkak të një paralize faciale, gjysma e fytyrës dhe e qafës i ka ngrirë, duke prekur gjithashtu edhe kordat zanore.
“Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, besimin në Zot dhe mbështetjen e familjes, shpresoj ta kaloj këtë sfidë”,- shkruan Kelly në llogarinë e tij.
Ai ka falënderuar fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë këtij momenti të vështirë, duke theksuar se muzika mbetet forca e tij. Këngëtari premton se shumë shpejt do të rikthehet me energji të reja, duke u rikthyer pranë publikut dhe koncerteve.