Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 59-të. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, artistja ka ndarë me ndjekësit emocionet e këtij momenti, duke u treguar e sinqertë për ndjenjat e saj, per mallin qe ka per te birin.
Në mesazhin e publikuar, Simaku shprehet se, si çdo nënë, dëshira më e madhe në ditëlindje është përqafimi dhe urimi nga i biri, Luke. Ajo shkruan se zemra e saj në këtë ditë është e mbushur me mall dhe trishtim, pasi distanca mes tyre e bën më të dhimbshme mungesën e një fjale të thjeshtë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.
“Sa shumë do të doja të dëgjoja këtë prej teje, por e di që ti as nuk e di se kur është ditëlindja ime”, shkruan këngëtarja, duke e përshkruar dhimbjen që e shoqëron pavarësisht viteve që kalojnë.
Megjithatë, artistja nuk lë pa theksuar dashurinë e pakushtëzuar që ka për të birin, duke pohuar se ai është gjithmonë pjesë e saj, shpresa dhe drita që e mban gjallë. “Të dua pafund, Luke!”, mbyll mesazhin e saj Simaku, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve.
Shkrimi i saj:
“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.
Etiketa: parashqevi simaku