E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Shirat rëndojnë gjendjen e bypassit të Murrizit

Shirat e rënë në fundjavën që lam pas kanë rënduar gjendjen në bypassin e Murrizit, që tashmë përdoret nga banorët e disa lagjeve të fshatit Xibër – Murrize të Bashkisë Klos, por edhe të gjithë ata që zgjedhin të shijojnë natyrën e bukur të zonës.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shtuar dherat dhe gurët në disa segmente të bypassit duke e bërë kalimin e automjeteve të vështirë.

Më problematike paraqitet situata në afërsi të hyrjes së tunelit ku masive dheu e zhavorri kanë rënë nga shpati i malit dhe kanë ngushtuar hapsirën për kalimin e automjeteve.
Ndonëse ky problem u bë mediatik edhe pak ditë më parë, asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet, ndërsa banorët e zonës kërkojnë që të mbahet funksional për shkak se është e vetmja rrugë me të cilën shkojnë tek banesat e tyre.

Ky segment i rrugës së Arbrit deri në përfundimin e tunelit të Murrizit ishte alternativa e vetme e të gjithë drejtuesve të automjeteve që lëviznin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës e anasjelltas.

Me hapjen e tunelit, kjo rrugë ju mbeti banorëve të Xibër Murrizes dhe të gjithë të apasionuarve të natyrës, por që ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit