E enjte, 4 Shtator, 2025

300 nxënës më pak këtë vit në Shkodër

Në qarkun e Shkodrës këtë vit të ri shkollor në banka do të ulen më pak nxënës. Sipas të dhënave nga zyra arsimore në kryeqendrën e veriut ka një rënie të lehtë të numrit të regjistrimeve si në sistemin publik, ashtu edhe në atë privat.

“Në vitin që kemi lënë pas kemi pasur rreth 11 mijë regjistrime në shtator në arsimin publik, ndërsa këtë vit kemi rreth 10 mijë e 800 regjistrime në arsimin publik dhe në arsimin privat që aktualisht kemi të regjistruar 4 mijë e 137 nxënës, ndërsa vitin që lamë pas kemi pasur 4 mijë e 245 nxënës.”

Disa prej institucioneve arsimore do të hapin sërish dyert pasi ka përfunduar rikonstruksioni i tyre, ndërkohë që vijon puna për përmirësimin e standardeve në disa shkolla e kopshte.

“Sot janë rreth 11 shkolla që po kalojnë në restaurim me një vlerë mbi 8 milionë euro, ku përveç shkollave kemi dhe një tjetër linjë, investimet në kopshte, ku përveç kopshteve kemi dhe infrastrukturën sportive që ka një program të veçantë.”

Viti i ri shkollor nis të hënën, më 8 shtator.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit