Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Klos-Burrel.
Dy persona kanë përfunduar në spital pasi dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më pas me një motor.
Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
