E premte, 5 Shtator, 2025

Tronditet Shkodra, 34-vjeçari vritet në qendër të qytetit

Shkodra u trondit sot, 4 shtator, nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktimë mbeti Kristian Kola, 34 vjeç.

Policia njoftoi se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar ndaj të riut, i cili ishte në ambientet e jashtme të lokalit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se ata u larguan me një motor të zi.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, pranë kinema “Republikës”, e cila në orën kur ndodhi krimi është zakonisht një zonë e populluar. Policia njoftoi se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.

Kafeja e fundit, detaje nga ngjarja në Shkodër
Siç duket nga këto pamje të siguruara nga gazetarja Emi Kalaja, i riu Kristian Kola, ka qenë duke konsumuar një kafe.

Në këtë moment, autorët kanë shkuar në ambientet e lokalit ku po qëndronte me një motor të zi. Ata kanë shtënë ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Në tavolinën e lokalit ka mbetur filxhani i kafesë dhe shishja e ujit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit