Një 29-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja është regjistruar sot më 10 shtator në rrugën e Paskuqanit në Tiranë.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit, i riu ka plagosur me mjet prerës dy vëllezërit e tij më të vegjël, Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
“Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.
Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.