Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë ka deklaruar se është droga ajo që emëron ministrat, drejtorët e policisë dhe deputetët.
“Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet”, tha Berisha, ndërsa theksoi se forca korruptive e saj është e tmerrshme.
Sali Berisha: Është droga ajo që emëron ministrat, ajo që emëron drejtorët e policisë, prokurorin, deputetët, ajo që vendos në të gjithë nivelet. 38 mije metër katrorë tokë publike iu falën kartelit Troplini me 5 kulla dhe 12 ndërtime në zonën e Niko Dovanës në Durrës për punën që bëri. Kudo që dëgjoni kulla është droga. Janë milionat e drogës prapa tyre. Por, në këtë situatë ne ja dolëm ta paraqesim, ta stamposim në disa dokumente ndërkombëtare është arritje për çdo shqiptar, nuk është e thjeshtë fuqi e drogës.
Forca korruptive e saj është e tmerrshme, por ne jemi shumë mirënjohës atyre që votuan ato rezoluta të rëndësishme në të cilën u paralajmërua farsa elektorale. U angazhuam me të gjithë potencialin tonë me një regjim që nuk pranon kurrë votën e lirë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, në raportin paraprak u thanë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet nuk ishin të drejta, që u zhvilluan në kushte të pabarabarta, rreshtuan problematikat madhore të këtyre zgjedhjeve, rreshtuan përdorimin e të gjitha potencialeve njerëzore, financiar, logjistike të shtetit për të marrë votën. Rreshtuan angazhimin e grupeve kriminale për të kontrolluar votën.