E mërkurë, 10 Shtator, 2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza

Një 35-vjeçar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim për vjedhje me dhunë u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare

Erjon Pere alias Erjon Mera, banues në Bulqizë, u kap në hyrje të vendit tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit