E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Tronditet Greqia, lëkundje të forta tërmeti në rajonin e Atikës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter goditi zonën detare midis Schinias dhe Nea Stira në Greqi pak para orës 12:30 të natës, duke u ndjerë ndjeshëm në gjithë rajonin e Atikës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra u lokalizua 5 kilometra në perëndim-veriperëndim të Stira-s në Evia, në një thellësi prej 13.6 kilometrash.

Brenda 15 minutash pas lëkundjes kryesore, u regjistruan dy pasgoditje me magnitudë 2.5 dhe 2.6 Rihter, ndërsa në orët që pasuan u shënuan edhe katër lëkundje të tjera të vogla që varionin nga 1.6 deri në 2 Rihter.

Sipas ekspertëve, zona nuk njihet për tërmete të mëdha, megjithatë aktualisht po bëhet analiza e të gjitha të dhënave për të dhënë një vlerësim të saktë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit