E enjte, 11 Shtator, 2025

Blerina Gjylameti hyn në Parlament, zë vendin e Ogerta Manastirliut

Blerina Gjylameti ka marrë mandatin e deputetes, duke u bërë pjesë e Parlamentit pas vakancës së krijuar nga Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit është zyrtarizuar si kandidate për kryebashkiake të Tiranës nga kryeministri Edi Rama.

Rama paralajmëron zgjedhje të parakohshme për bashkinë e kryeqytetit: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës.

“Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, por Tirana s`mund të gdhihet si një trup pa kokë. Ogerta Manastirliu është njëriu që i duhet. Është radha jote e dashur Ogerta ta drejtosh Tiranën , me qetësinë që të ka karakterizuar. Detyra është jonë është të mbështesim sot Tiranës.”, tha Rama në asamblenë kombëtare.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit