E enjte, 11 Shtator, 2025

Ish mësuesit që i janë përkushtuar bujqësisë

As vlera e pensionit të një mësuesi nuk i jep mundësinë atij të bëjë një jetë normale pas daljes në pension.

Rritja e çmimeve ka bërë që edhe kjo shtresë e shoqërisë të mos mund të përballojë shpenzimet mujore.

E ndërsa duhej që të shijonin vetëm pensionin, çifti i ish mësuesve nga Maqellara, Hajri e Lulzime Xhili kanë punuar më shumë se katër dekada në arsim e tashmë marrin një pension i cili sipas tyre nuk i mbulon shpenzimet mujore.

Nisur nga kjo, Hajriu shprehet se është i detyruar të merret me bujqësi për të rritur më shumë te ardhurat ekonomike. Ai shton se veç frutikulturës ka ndërtuar edhe sera, prodhimet e të cilave i shet në treg.

Ish mësuesja Lulzime Xhili shprehet se në krahasim me pensionet e tjera që janë nën nivelin e arsimtarëve, ai që marrin ata është më i mirë, por që nuk është mjaftueshëm për të jetuar një pleqëri pa strese ekonomike.

Edhe sektori i bujqësisë me të cilin merret edhe ky çift bashkëshortësh, vuan për mungesë të fuqisë punëtore.

Çifti i ish-mësuesve thonë se do të vazhdojnë të merren me bujqësi edhe pse kostot janë të larta.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit