Subjektet e përpunimit të qumështit të cilat janë bashkëkohore, apo siç njihen ndryshe si baxho, nuk e kanë problem tregun e shitjes.
Një biznes të tillë e ka ndërtuar edhe Syrja Hasmeta në Bulqizë.
Ai tregon se mbledh thuajse gjithë qumështin e bagëtisë së imët por edhe të lopës në disa zona të ndryshme.
Për Syrjan nuk është problem tregu i shitjes, por ajo që e shqetëson më shumë është rënia e numrit të bagëtisë nga viti në vit në të gjithë vendin.
Ky biznes për Syrja Hasmetën është jo vetëm për familjen e tij por edhe për familjet e 6 punëtorëve të cilët i ka punësuar.
Në kushte moderne, në këtë baxho prodhohen disa nga llojet e djathit, por edhe nënprodukte të tjera të qumështit.
Biznese të tilla janë të pakta në qarkun Dibër kjo për faktin se numri i të imtave dhe gjedhëve ka ardhur në rënie në mënyrë drastike nga vitit në vit