E premte, 12 Shtator, 2025

PD bllokon foltoren që në seancën e parë, Llajo- Berishës: Doktor Berisha, kam respekt për ju si pedagog, respektoni rregulloren

Partia Demokratike e nisi seancën e parë të kësaj legjislature me të njëjtin skenar, bllokim të foltores.

Sali Berisha foli jashtë rendit të ditës, ndërsa drejtuesi i kësaj Vasil Llajo i mbyll fjalën;

“Le të tregojmë që jemi të respektueshëm ndaj rregullores së Kuvendit dhe gjykimet tuaja në seancat në vijim. Ju lutem shumë. Profesor i dashur, me respektin që kam ndaj jush si pedagogu im të lutem të respektojmë rregulloren. Noka, jemi kolegë bashkë. “-iu drejtua Llajo Berishës.

Pas krijimit të komisionit për verifikimin e mandateve, seanca u ndërpre për të nisur në orën 17:00.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit