E premte, 12 Shtator, 2025

Skelat e vendosura në pallatet e lagjes së re të Bulqizës bëhen shqetësim për banorët

Banorë të pallateve të përfshirë në projektin për sistemin kapot në lagjen e re të Bulqizës kërkojnë që ky projekt të përfundojë sa më parë.

Shkak për këtë janë bërë skelet e kompanisë zbatuese të projektit të cilat janë vendosur prej disa muajsh por punimet po ecin me ritme shumë të ngadalta.

Qytetarët kërkojnë që të mbarojë investimi shpejt pasi prania e skeleve në pallate po ju jep mundësinë hajdutëve të ngjiten deri në katet më të larta.

Projekti për sistemin kapot ka përfshirë disa pallate njëherësh ndërsa qytetarët dyshojnë se kompania e ka të shpërndarë punën në disa qytete të vendit dhe qarkullon punëtorët që ka. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të veprojë dhe të kërkojë siguri ndaj firmës zbatuese të projektit.

Nga ana tjetër, qytetarët e vlerësojnë si investim të duhur sistemin kapot pasi kjo veshje që po ju bëhet pallateve, thonë ata, rrit jetëgjatësinë e ndërtesave dhe ul konsumin e energjisë elektrike për ngrohje gjatë dimrit apo për freskim gjatë verës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit