E martë, 16 Shtator, 2025

“Adolescence” rrëmben Emmy-t, ylli 15-vjeçar shkruan historinë

Drama e Netflix “Adoleshenca” ishte fituesja e madhe e këtij edicioni të çmimeve Emmy, duke marrë gjashtë trofe.

Seriali, që është shndërruar në shfaqjen e dytë më të ndjekur të platformës, fitoi në kategoritë: serial i kufizuar, regji, skenar dhe tri çmime aktrimi.

Owen Cooper bëri histori si fituesi më i ri ndonjëherë i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor në një mini-serial.

“Është një përvojë krejtësisht surreale”, tha 15-vjeçari në skenë.

Ndërsa Erin Doherty mori çmimin për aktoren më të mirë dytësore në një mini-serial.

Stephen Graham triumfoi dy herë, duke fituar si skenarist dhe aktor kryesor në një mini-serial, duke lënë pas emra si Colin Farrell e Jake Gyllenhaal.

“E gjitha kjo është gjëja më e përulur që mund të imagjinoj në jetën time”, tha ai.

Mes humbësve të mëdhenj të mbrëmjes ishin ‘The White Lotus’, Only Murders in the Building, Abbott Elementary, The Bear dhe Paradise, që nuk morën asnjë çmim.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit