Prokuroria e Dibrës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të një personi që në vitin 2024 vrau Petrit Puplën. Ky i fundit i kishte plagosur vajzën autorit disa vite më parë.
“Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste”, tha prokuroria.
Sipas organit të akuzës, autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka konsumuar tërësisht veprën penale të vrasjes me paramendim.
“Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit”, njoftoi prokuroria.