Nuk ka lajme të mira për Barcelonën. Lamine Yamal u stërvit përsëri në palestër dhe nuk u bashkua me grupin në fushë për shkak të një tendosjeje në ijë që e ka shqetësuar prej një jave.
Vendimi për ndeshjen e Champions kundër Neëcastle tani duket përfundimtar.
Talenti spanjoll nuk do të jetë në mesin e skuadrës që Hansi Flick do të bëjë publike të mërkurën para se të niset për në Angli.
Shpresa tani është që ai të mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 21 shtatorit kundër Getafes, në kampionat.