Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë një grua ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.